Ulërima të frikshme, dalin pamjet e kritikut të Putinit teksa merret nga ambulanca (VIDEO)
Kreu i opozitës ruse dhe kritiku i Kremlin-it, Alexey Navalny, është në gjendje kome, pasi dyshohet se është helmuar, tha zëdhënësi i tij të enjten, sipas “CNN”.

Navalny, 44 vjeç, filloi të ndihej keq kur ishte në avion teksa po kthehej për në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit, tha në Twitter zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh. Avioni më vonë bëri një ulje urgjente në Omsk, shtoi ajo.

Ulërima e tij mund të dëgjohet në videon e filmuar gjatë fluturimit, e cila është publikuar në kanalin “Baza Telegram”. Videoja e filmuar përmes dritares së aeroplanit tregon një njeri të palëvizshëm që po merret me barrelë nga një ambulancë.

Ai piu vetëm çaj të zi në një kafene tek aeroporti përpara se të nisej, Yarmysh i tha radiostacionit rus “Echo”. “Supozojmë se Alexey është helmuar me diçka të përzier në çaj. Ishte e vetmja gjë që ai piu në mëngjes. Mjekët thonë se toksina ishte tretur më shpejt nga lëngu i nxehtë”, ka shkruajtur në Twitter Yarmysh.

Më vonë të enjten, Yarmysh tha që Navalny ende nuk ishte diagnostikuar. “Ne nuk e dimë se çfarë e shkaktoi saktësisht gjithçka që ndodhi,”- tha ajo, duke shtuar se familja dhe mjeku i Navalny kishin vendosur ta transferonin atë në një institucion tjetër, për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë e tij, si dhe nga mungesa e pajisjeve të nevojshme për testim.

I pyetur nga një reporter nëse Navalny ishte helmuar, nënkryetari i spitalit, Anatoly Kalinichenko tha: “Natyrisht, helmimi konsiderohet si një nga arsyet e mundshme për përkeqësimin e gjendjes së tij. Por përveç kësaj, kjo mund të jetë një nga problemet e shumta që filluan në mënyrë akute dhe që çuan në të njëjtat reagime klinike. Ne po punojmë për të gjitha këto: duke përjashtuar dhe konfirmuar”.

Shtuar më 22/08/2020, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori