Barcelona nuk bindet, zbulohet oferta e United për Frenkie De Jong

Manchester United kërkon më ngulm të transferojë holandezin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

Katalanasit e kanë refuzuar ofertën e parë. “Djajtë e kuq” i kanë propozuar klubit spanjoll 60 milionë euro.

Kjo shifër mund të bëhet 70 milionë euro së bashku me bonuse, por nuk e bind Barcelonën.

De Jong është kërkesë e trajnerit Erik ten Hag, i cili e ka pasur mesfushorin nën urdhra te skuadra e Ajax në Holandë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 10.06.2022 20:47