Aldo Bare kërkon rrëzimin e vendimit që e dënon përjetësisht, Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes, arsyeja

Gjykata e Lartë nuk ka mundur të shqyrtojë kërkesën e Aldo Bares për prishjen e vendimit të ish Gjykatës për Krime të Rënda që e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Shqyrtimi i kërksës ndaj Bares është shtyrë për shkak të dorëheqjes së njërit prej gjyqtarëve, pasi kjo çështje është shqyrtuar njëherë nga ai në kohën kur ka qenë gjyqtar në ish Gjykatën për Krime të Rënda. Gjykata e Lartë kishte vendosur datën 25 për shqyrtimin e kësaj kërkese në dhomë këshillimi nga anëtarët e GJL, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Kujtojmë se 5 vite më parë në vitin 2017, me vendim unanim Gjykata Kushtetuese, vendosi ta cilësojë si shkelje kushtetuse, faktin që gjykata e lartë e asaj kohe nuk shqyrtoi rekursin e Aldo Bares, i cili ankimoi vendimin e dënimit të tij. Në vendimin e 5 viteve më parë Gjykata Kushtetuese, thuhet se Gjyjata e Lartë ka shkelur ndaj Bares, të drejten e ankimimit dhe dosja u rikthye për rigjykim me arsyetimin e shkeljeve të rënda proceduriale. Por, pas dorëheqjes së gjyqtarëve tashmë Gjykata e Lartë do hedhë shortin për të përcaktuar anëtarin e tretë, e më pas do caktohet një datë ku Kolegji Penal do vendosë nëse do e kalojë apo jo këtë çështje në seancë plenare.