Ulen kuotat e pranimit për në universitet, rriten tarifat
Pëlqej
Në vitin akademik 2014-2015, universitetet në të gjithë vendin do të pranojnë 11.268 studentë më pak, kjo nëse krahasimiin e bëjmë me një vit më parë.

Ministria e Arsimit njoftoi se janë bërë paraprakisht propozimet për kuotat e pranimeve, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, që kapin shifrën 19.726.

Kjo shifër e ulët, vjen edhe si rezultat i mbylljes së programeve të studimit, në disa qytete të vogla. E ndërsa numri i studentëve që do të shkojnë në universitet është më i ulët, tarifat janë shtrenjtuar.

Falë kësaj rritje, do të arkëtohen 512 milionë lekë, me një rritje prej 75.2 milionë lekësh, krahasuar me një vit më parë. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori