Ulën flamurin grek, policë të armatosur rëndë rrethojnë shtëpitë e të rinjve shqiptarë
Fotot e disa aktivitëve të Aleancës Kuq e Zi duke hequr
flamurin grek dhe vendosur atë shqiptar në një zonë të Thesprotisë ka shkaktuar reagim në
mediat greke.
Kaq ka mjaftuar që të veprojë edhe policia helene. Vetëm pak minuta më parë dhjetra forca policie të armatosura rëndë raportohet se kanë rrethuar familjet e dy aktivistëve kuqezi që jetojnë në Greqi.
Të armatosur rëndë dhe me maska ata kanë vendosur në pranga autorët e ngritjes së flamurit shqiptar! Gjithashtu dy të rinj të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shumë pranë vendit ku të rinjtë kanë vendosur
flamurin shqiptar ndodhen zyrat e Agimit të Artë në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.
Kujtojmë se kjo ngjarje bën bujë në
mediat greke pas asaj në Bularat, ku një 35-vjeçar
grek u vra pasi qëlloi me armë kundër policisë shqiptare.
Në atë kohë
mediat greke e quajtën hero Kostandinos Kaçifasin, ndërsa ditën e sotme ato e quajnë provokim veprimin e shqiptarëve.
Shtuar më 28/11/2018,
ora 16:15