UKT: OSHEE pretendime abuzive
Pëlqej
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për nderprerjen e energjisë duke e cilësuar këtë akt si një akt të pastër terrori ndaj tyre.

UKT-ja sqaron se OSHEE pretendon për një debi prandaj edhe ka ndërprerë furnizimin me energji.

“Ndërprerja e energjisë bëhet për kontrata që i kemi paguar. Pretendimet e OSHEE janë totalisht abuzive. Bëhet fjalë për faturat e muajve maj-qershor, vlera e faturave të këtyre dy muajve është 47 milion lekë”, thuhet në deklaratën e UKT-s ë.

Sipas UKT, KESH-i i detyrohet HEC-it të Lanabregasit 67 mln lekë.
Shtuar më 22/08/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori