Nisma Thurje regjistrohet e vetme në zgjedhjet vendore

Nisma Thurje ditën e sotme është regjistruar e vetme në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Drejtues të Nismës, Endrit Shabani, Pano Soko dhe Rigerta Loku, do të zhvillojnë gjithashtu një komunikim me median pranë institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në orën 11:00, kohë kur do të kryhet zyrtarisht edhe regjistrimi.

Ndërkohë sa i takon fondeve shtetërore që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndan për fushatën elektorale do u jepen partive duke u bazuar në rezultatin që ato kanë marrë në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës./Albeu.com/

 

 

 

 

 

 


Shtuar 28.02.2023 09:54