Ujësjellësit, Noka: Nuk lejojmë CEZ të bëjë vetgjyqësi
Kushdo që do të bëjë stakimin e energjisë do të përballet me ligjin. Kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm, Flamur Noka duke nënvizuar se nuk do të lejohet ndërprerja e energjisë për ujësjellësit.

“Do të ndalohet çdo zyrtar i CEZ që bën vetëgjyqësi. Do ndalojmë çdo ndërprerje të energjisë elektrike për ujësjellësit. Ato janë objekte të rëndësisë së veçantë dhe nuk do të lejojmë ndërprerjen as për institucionet dhe as për qytetarët. Do të ndërhyjmë pas çdo denoncimi të bërë”, mesohet te kete thene ministri Noka. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori