Mungesa e menaxhimit dhe kostot e
larta të ndërmarrjeve të ujësjellës-
kanalizimeve janë problemet kryesore që ka sot sistemi i
furnizimit me ujë të pijshëm.
Ministri i Transportit, Sokol
Olldashi kërkoi sot reduktimin e ndërmarrjeve të ujësjellës-
kanalizimeve për shkak të kostove të
larta që ata kanë.
Sipas ministrit, ka qytete e fshatra që furnizohen 24 orë me ujë, por ka dhe ndërmarrje që nuk zbatojnë detyrimet që kanë ndaj qytetarëve.
"Ajo që ka mbetur në vend me gjithë këto investime madhore në këtë sektor është struktura dhe metoda e menaxhimit të shoqërive. Ndërkohë që vazhdojnë të menaxhohen dobët, ose shumë keq disa shoqëri të tjera, mungesë kapacitetesh menaxhuese, për kosot të
larta administrative", tha
Olldashi.
Zyrtarët e lartë kanë kërkuar reduktim të numrit të këtyre ndërmarjeve, pasi janë kosto që shkojnë dëm.
"Ne sot kemi 58 ndërmarrje të
furnizimit me ujë, ndërkohë që po këtë numër e ka Britani e Madhe që ka 55 milionë banorë. Nuk mund të kemi ne më shumë se Britania. Duhet të shkëputemi nga koncepti që çdo kryetar komune ka një ujësjellës, dhe që çdo kryetar bashkie ka një ujësjellës", tha
Olldashi. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013,
ora 13:46