Uizner: Statusi i Kosovës jo në dhjetor
Albeu.com
Diplomati amerikan që cili përfaqëson Uashingtonin në Treshen diplomatike për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Frank Uizner, thotë se nuk ka të ngjarë që çështja e Kosovës të zgjidhet këtë vit. "Ne shpresojmë ta kemi gati raportin tonë për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së deri më 10 dhjetor. Më pas ai do ta diskutojë çështjen me vendet e Grupit të Kontaktit, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Rusinë, Italinë, Francën dhe Gjermaninë. Mund të ketë edhe diskutime në Këshillin e Sigurimit. Pra, kalendari duhet të jetë tepër i ngarkuar për të patur një përfundim brenda vitit 2007," deklaroi për VOA-n Uizner.

Negociatat e drejtuara nga Treshja ndërkombëtare nisën në muajin gusht kur Rusia kërcënoi se do t’i vinte veton planit Ahtisari që parashikon pavarësi të kushtëzuar për Kosovën. Moska i propozoi bisedimet e tanishme si një përpjekje të fundit për të ngushtuar hendekun e gjerë që ekziston mes Serbisë dhe shumicës. Serbia thotë se do të pranojë jo më shumë se një autonomi të gjerë për Kosovën.

Shumica e analistëve mendojnë se negociatat e drejtuara nga Treshja ndërkombëtare do të dështojnë. Nëse kjo ndodh, shqiptarët e Kosovës kanë thënë se do ta shpallin vetë pavarësinë. Uashingtoni, i cili është për një Kosovë të pavarur, ka lënë të kuptohet se do ta njihte pavarësinë por Bashkimi Evropian është ende i dyzuar për këtë cështje. start
Shtuar më 04/10/2007, ora 12:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori