“Çudit” Topalli: Katër deputetë të PS-së më kanë dedikuar poezi
Ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, teksa kujton eksperiencën e saj në parlament i kërkon falje çdo deputeti që mund ta ketë ofenduar, por përjashton një, Taulant Ballën.

Mes rrëfimesh të tjera, në një emision pasditeje në Top Channel, Topalli tregon se katër deputetë të Partisë Socialiste, i kanë shkruar poezi dhe letrën ia kanë lënë mbi tavolinë e saj në kuvend.

Ish-Kryeparlamentarja, ka komentuar edhe shprehjen e saj “t’kap prej zhelesh” drejtuar deputetit Taulant Balla, ajo shpjegon se në dialektin shkodran, kjo shprehje nuk është ofendim./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori