Disfatë tjetër e Rusisë, “hiqet qafe” nënkoloneli çeçen së bashku me shoqëruesit e tij

Një tjetër disfatë është shënuar për ushtrinë ruse, pasi nënkoloneli 49 vjeçar, Zaur Dimayev, një aleat i ngushtë i kryekomandantit çeçen Ramzan Kadyrov është vrarë në Luhansk.

Sipas burimeve nga mediat ukrainase, Dimayev ishte brenda një automjeti ushtarak kur u sulmua nga forcat ukrainase.

Numri i të vdekurve tani është rritur në 49, megjithëse nuk janë publikuar shifrat zyrtare as për Ukrainën dhe as për Rusinë.

Nënkoloneli duket se është vrarë së bashku me shoferin e tij, ndërsa dy policë çeçenë raportohet se janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.