Pushimet në jug të Shqipërisë, Dua Lipa djeg qyqekun (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po i shijon në maksimum pushimet në Shqipëri.

Ndërsa gjatë paraditës çlodhet në plazhet e kristalta të detit Jon, mbrëmjeve feston me miqtë dhe familjen e saj.

Dhe po flasim për festa alla shqiptarçe, me muzikë popullore, valle e kërcim me gotë mbi kokë.

Dua ka postuar një video së fundmi, ku duket se po argëtohet pafund nën ritmet e këngës popullore “Qyqek”./albeu.com


Shtuar 18.08.2023 21:04