UÇK: Te shpallet pavaresia, ose te shpertheje lufta!
Pëlqej
Albeu.com
Për herë të parë, publikisht flet Alfred Krasniqi, komandant i Këshillit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai hedh poshtë pohimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për bilancin e luftimeve në Malësinë e Tetovës.Njëri nga përfaqësuesit e Këshillit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), komandant Alfred Krasniqi hedh poshtë pohimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për bilancin e luftimeve në Malësinë e Tetovës. Ata ia tërheqin vërejtjen faktorit politik kosovar që pas 10 dhjetorit ta shpallë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën do të mbajë përgjegjësi.

Duke hedhur poshtë pohimet e zyrtarëve të Qeverisë maqedonase rreth luftimeve të funditnë Malësinë e Tetovës, njëri nga përfaqësuesit e Këshillit tëPërgjithshëm të UÇK-së, ka deklaruar për "Lajm" se realiteti është krejtësisht ndryshe. "Gjashtë shqiptarë dhe disa police të vrarë, një helikopter i Qeverisë së Maqedonisë i rrëzuar, 6 autoblinda të shkatërruara të forcave maqedonase, shtëpi të djegura dhe disa vetura të banorëve të demoluara, është bilanci i luftimeve të fundit në Brodec të Maqedonisë", ka sqaruar të premten komandanti i Këshillit të Përgjithshëm të UÇK-së, Alfred Krasniqi.

AKSH-ja është ushtri e internetit
Duke e quajtur AKSH-në si ushtri të internetit, Krasniqi pohoi se nuk ka asgjë konkrete tek ata që veten e quajnë pjesëtarë të AKSH-së. Këta njerëz nuk janë pjesë e jona, andaj ato mund të jenë vetëm spekulime. "Pjesëtarët e UÇK-së janë vazhdimisht në kontroll të viseve shqiptare nga Struga e deri në Luginën e Preshevës", tha ai, duke mos e komentuar numrin e pjesëtarëve që, siç u shpreh, është tejet i madh dhe çdo ditë e më tepër po shënon rritje.
Ai thekson se në aksionin në Brodec dyshohet të kenë marrë pjesë edhe pjesëtar të "Gardës së Car Lazarit", me seli në Kumanovë, të cilët po ashtu patrullojnë në një fshat të komunës së Sharrit në Kosovë.
Lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës pas datës 10 dhjetor, kur edhe përfundojnë negociatat shqiptaro-serbe, Krasniqi tha se jemi në pritje se çfarë do të ndodhë deri me këtë datë. "U bëjmë me dije institucioneve të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, që në rast të mosshpalljes së pavarësisësë Kosovës pas 10 dhjetorit, mund të ketë konflikte të reja, ndërsapërgjegjësia direkt u takon atyre.
I bëjmë thirrje faktorit politik kosovar dhe atij ndërkombëtar që të jetë unik dhe të vendosë sa më parë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që aspirata e popullit shqiptar të jetësohet me pavarësi", tha Krasniqi
dhe shtoi se UÇK-ja është e përkushtuar që ta mbrojë me çmimin më të lartë pjesën e Mit