Bashkia e
Uashingtonit do të ndihmojë Bashkinë e Tiranës në krijimin e zyrës së punësimit, ndërtimin e linjës së tramit, përmirësimin e cilësisë së jetës duke nisur me hapësirat e gjelbra dhe cilësinë ajrit.
Garancia është dhënë pas
takimit që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi me kryetarin e Bashkisë së
Uashingtonit, Vincent Gray. Gjatë
takimit kreu i bashkisë së Tiranës
theksoi se është i vendosur që qytetarët të jenë pjesë e vendimarrjes për projektet e mëdha dhe në interest të tyre, sikundër do të dëgjohet zëri i tyre siç nisi me buxhetin dhe do të vijojë edhe me Planin Urbanistik. Kryebashkiaku i Ushingtobnit Gray
theksoi se do nisë bashkëpunimi në çështje që do ti vendosen në në vijëmësi. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012,
ora 17:05