Uashingtoni mbështet qëndrimin që statusi i Kosovës duhet të zgjidhet brenda këtij viti
Albeu.com
I dërguari amerikan për statusin e Kosovës, ambasadori Frenk Uizner, ka deklaruar se qëndrimi i Uashingtonit ndaj çështjes së Kosovës mbetetet i pandryshuar."Qëndrimi dhe qasja e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës dhe statusit të saj nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjtë me qëndrimin e Grupit të Kontaktit dhe mbështet rekomandimet që Presidenti Ahtisari të vazhdojë punën për paraqitjen e rekomandimeve të tij", ka deklaruar ambasadori Uizner për RTV21. Ndërkohë edhe përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit ka thënë se SHBA-të nuk heqin dorë nga qëndrimet e shprehura më herët dhe mbështesin plotësisht synimet e njohura të Grupit të Kontaktit dhe respektojnë parimet që negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet mbyllur brenda vitit. "Nuk ka ndryshime rreth afateve për zgjidhjen e këtij problemi. Grupi i Konktaktit lidhur me këtë qartë është përcaktuar qysh më 2O shtator dhe ne përfaqësojmë këtë qëndrim", citohet të ketë thënë një zëdhënës i panjëjtësuar i Dapartamentit të Shtetit për një agjenci serbe të lajmeve. Madje ai ka përsëritur se pavarësisht pasojave të mundshme në raportin e forcave të brendshme politike në Serbi - "deri në fund të vitit zgjidhjen (për Kosovën) duhet miratuar". start
Shtuar më 17/10/2006, ora 14:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori