Uashingtoni kërkon sqarim nga Beogradi pas komentit të zyrtarit serb për Kosovën
Albeu.com
Qëndrimi amerikan lidhur me statusin e Kosovës është i qartë, nëse dështojnë bisedimet, statusi që do të jetë i bazuar në planin e Ahtisaarit. New York, 7 shtator. Në takimin e djeshëm të zyrtarëve të politikës së jashtme amerikane është biseduar për deklaratën kërcënuese rreth Kosovës të zyrtarit serb ndërkaq nga zëdhënësi ajo u quajt 'fatkeqe'
që nuk ndihmon në zgjidhjen. Ishin këto komentet e para të zyrtarëve amerikanë pas deklaratës së zyrtarit serb, e cila dje u botua në të përditshmet The New York Times dhe botimin të saj në Evropë, The International Herald Tribune ku ai kishte folur për një përgjigje
ushtarake serbe në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Përkundër deklaratës tjetër të ministrit të jashtëm serb i cili ka thënë se përdorimi i forcës nuk ishte një opsion, zëdhënësi i Departmentit të Shtetit tha se megjithatë Washingtoni kërkonte një qartësim nga qeveria serbe. "Kjo çështje duhet të zgjidhet me mjete diplomatike… Qëndrimi ynë lidhur me statusin e Kosovës është i qartë: ne duam të arrihet një marrëveshje në këto bisedime, mirëpo nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Grupi i Kontaktit ka deklaruar se është i gatshëm të lëvizë përpara rreth vendimit mbi statusin qw do të jetë i bazuar në planin e Ahtisaarit", tha zëdhënësi Tom Casey.
Zëdhënësi duke theksuar se deklaratat e djeshme të dy zyrtarëve serbë ishin kontradiktore në mes vete, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin dhe kërkojnë një qartësim përmes ambasadës
amerikane në Beograd për të deklaruar se cili në fakt është qëndrimi i qeverisë serbe.
S. Gashi, RTK
Shtuar më 07/09/2007, ora 21:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori