U zhduk pasi u thirr në prokurori? Artan Hoxha rikthehet e kërcënon me fakte të reja
Pëlqej
Pas një shkrimi në media, se gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur në Prokurori, ka reaguar me një shënim të gjatë në Facebook vetë gazetari.

Hoxha shkruan plot ironi se ai nuk është zhdukur dhe së shpejti do të vijë me të vertëta të mëdha.

“Me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar…”- shkruan Hoxha në Facebook.

Reagimi i Hoxhës

Rastesisht mora vesh nga gazeta e PD-se, se po me kerkojne prokuroret e krimeve te renda te Besim Hajdarmates…dhe se kam ca si shume dite qe jam “zhdukur” 😂….

Hej “trimat” e Besimit, qe gjithnje para se te beni nje veprim njoftoni qytetarin dixhital, beni qejf edhe ca dite sepse vertete jam shume larg dhe u kam lene rehat keto kohe….

ne fakt po beni ate qe u kam thene publikisht qe me 17 tetor, hetimi niset nga poshte, nga provat, nga polici ne terren, shefi krimeve, shefi komisariatit, drejtori policise i qarkut, pastaj shkojme te Haki Cako, dhe sigurisht Tahiri dhe gjeniu i kanabizimit te vendit Edi Rama dora vete…

u thashe qe ashtu si e niset hetimin, me urdher politik, vetem sa e sabotuat ceshtjen dhe u dhate mundesine ketyre qe kane ikur se fundi te iknin te paret…

me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar… /albeu.com/



Shtuar më 24/11/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori