U vuri zjarrin barishteve, përfundoi duke u djegur vetë burri në Fier
Një i moshuar nga një fshat i Fierit, është dërguar me urgjencë në spital me djegie të shumta në trup.

64-vjeçari P.Ç., banues në fshatin Mbrostar Ferko është djegur nga zjarri që kishte ndezur për të djegur barishtet në tokën e tij.

Për shkak të djegieveshumta pas ndihmës së marrë në spitalin e Fierit, ai u dërgua për në Tiranë, ku ndodhet në repartin e djegieve në QSUT.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për vlerësim. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori