I vuri tritolin “BMW” dhe lokalit në Sauk, arrestohet ish-i dënuari për vrasje
Pëlqej
Policia ka arrestuar shtetasin 41- vjeçar Eduart Dushku, si autor i dy ngjarjeve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05.09.2017 në kuadër të operacionit “Deja Vu”, ndaluan shtetasin : – Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BM˔, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Shkatërrim prone me zjarr” dhe "Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin ndërkombëtar antitrafik të zhvilluar me GdF-në dhe Policinë italiane e ku u sekuestrua nga GdF-ja, 3 ton e 992 kilogramë marijuanë.

Policia njoftoi se në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u bë i mundur, ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SHBA, Delaëare.

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me mbështetje nga ajri, u bë i mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues ndodheshin tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Policia rezervohet për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor dhe po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori