U vu sot në pranga, kush është i forti i "Don Boskos" që theri 45-vjeçarin për një fjalë goje
Ditën e sotme policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Argjr Dusha, 50-vjeç.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari ka plagosur me thikë një shtetas 45-vjeçar në rrugën "Don Bosko".

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Plagosi me thikë 45-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Pòlicia. Sekuestrohet mjeti prerës thíkë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Pòlicisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thíkë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Árrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thíkë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 12/08/2020, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori