U vranë me bukë në gojë, Mati shpall “Qytetarë Nderi” tre viktimat
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka lënë sot pa fjalë jo vetëm Matin, por gjithë Shqipërinë.

Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat dhe kyeplak i fshatit, ka vrarë ditën e sotme tre persona, dy prej të cilëve ishin punonjës të bashkisë.

Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija u vranë më automatik nga Kujtim Koxha. I plagosur nga ngjarja mbeti Astrit Hani. Një orë pas krimit policia arrestoi autorin e dyshuar.

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur sot, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Shillë me 3 të vdekur dhe një të plagosur, i shpalli tre punonjësit e vrarë “Nderi i Bashkisë Mat”.

“Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellë ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit ‘Nderi i Bashkisë Mat’ për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Bashkisë Mat. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori