U vra pas sherrit masiv në lokal, kush është viktima në Korçë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 35-vjeçar është vrarë dje me armë zjarri në qytetin e Korçës. Mësohet se shtetasi Altin Balliu , 35 vjeç, u qëllua me armë gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vend.

Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq e shok të tij. Policia deklaroi se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA947VA.
Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës.

30-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur, shkruan BW. Dëshmitarët thanë se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 35-vjecarit por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.
Shtuar më 18/01/2019, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori