U vra nga bashkëshorti, 30-vjeçarja përcillet për në banesën e fundit
Pëlqej
Bëri bujë rasti i vajzës shqiptare që u vra nga bashkëshorti disa ditëmë parë në Itali.

Migena Kellezi, vajza nga Elbasani e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë është përcjellë për në banesën e fundit paraditen e sotme.

Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën 30 vjeçares. Migena Kellezi u vra nga i shoqi në Gradisca d’Isonzo.

Dritan Sulollari, bashkëshorti, u burgos në Gorizia, pasi tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Çifti me një djalë 8 vjeçar ishte në prag të divorcit. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori