Këngëtarja shqiptare do performojë në eventin e “Invictus 2023” të Princit Harry

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave ‘Invictus Games 2023’ që organizohen nga Princi Harry. Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.

Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harryt, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Lojërat Invictus janë një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë të luftave. Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.

Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, dhe ylli me origjinë nga Kosova mori pjesë në dasmën e Harryt dhe Meghan Markle në vitin 2018.

Në një intervistë të vitit 2019 për ‘Entertainment Tonight’, ajo tha se ai ishte ‘princi i lezetshëm dhe argëtues’, duke shtuar se ajo dhe miqtë e saj ishin rritur duke dashur të ‘shoqëroheshin’ me Princin Harry.

Rita ka performuar më parë në një koncert të vitit 2019 për organzatën bamirëse “Sentebale” të Princit Harry.