U vra me plumb në kokë! Prokuroria i mbush mendjen gjykatës që Admir Murataj ka vdekur
Prokuroria ka paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda certifikatën e vdekjes së Admir Muratajt, i cili u vra në fillim të prillit gjatë grabitjes së bujshme të ndodhur në Rinas.

Më parë, gjykata nuk kishte pranuar pushimin e çështjes për grabitjet e ndodhura në Qafë të Kasharit nga Murataj me argumentin se nuk vërtetohej që ai kishte vdekur, shkruan Albeu.com.

Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjeve në ngarkim të tij për shkak të vdekjes, por gjykatës i duhej një dokument që të vendoste.

Në certifikatë thuhet se Murataj ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë, në afërsi të syrit. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori