Andresa është në pritje të ëmbël, telefonuesja i zbulon “sekretin” rastësisht

Moderatorja Andresa Ambrosio është në pritje të ëmbël për herë të parë. Moderatorja teksa po prezantonte krah Ardit Gjebres ‘Telebingon Shqiptare’ është ndesh me një pyetje të papritur nga një telefonuese që i ka zbuluar dhe sekretin. Telefonuesja e ka pyetur Andresën nëse mban fustane të gjera pasi është në pritje të ëmbël.

Moderatorja nuk ka nguruar të konfirmoj lajmin për të gjithë ndjekësit e saj duke u shprehur se do të bëhet nënë për herë të parë. “Zonja ka të drejtë”-është shpreh Andresa ndërsa Arditi shkoi ta përqafonte moderatoren si për të konfirmuar lajmin e ëmbël./albeu.com