U vetëvar në burg, 38 vjeçari xhaxhai i Arielës që u vra me tre plumba
Bujar Murati, 38 vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është vetëvarur në qelinë e tij.

Ai është gjetur nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Por 38-vjeçari ka mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se Bujar Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë, me tre plumba nga Aldison Belulaj, i cili më pas vrau edhe veten. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori