U vetëflijua bashkë me vajzën për ringjalljen, Zhaneta kishte punuar pastruese tek një kryeministër
Vazhdon të trondisë ngjarja e rëndë e zbuluar në Tiranë ku dy shtetase u vetëflijuan për "ringjalljen".

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, Tiranë, ku policia gjeti kryefamiljaren Josifi me vajzën e vdekur, dhe tjetra në gjendje kritike për jetën.

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, kishte punuar disa vite më parë pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar.

Para se të ngujohej me gjithë vajzat në shtëpi, Zhaneta, që të gjithë i thërrisnin Neta, vazhdonte të punonte si pastruese për të siguruar jetesën, raporton BW.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to.

Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura.

Kjo e fundit madje, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.
Shtuar më 04/07/2020, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori