U var edhe me firmën e Kristaq Ramës/ Pas 30 vjetësh Havzi Nela ‘ringjallet’ dhe mbërrin në Kukës
Pëlqej
Do të ishte viti 1988 kur diktatura komuniste do të jepte vendimin e saj të fundit të tmerrshëm.

Presidiumi i Kuvendit Popullor ku bënte pjesë edhe Kristaq Rama, (babai i Edi Ramës) do të vendoste për ekzekutimin me varje të poetit kuksian Havzi Nela.

I arratisur dy herë dhe i dënuar po aq, Nela ishte nga ata intelektualët që nuk do të bindej dhe ishte armik i pushtetit komunist.

Për këtë arsye ai do të varej në vendin e njohur si ‘Agjencia’ në Kukës.

Por dje, 30 vite më pas Havzi Nela është ‘ringjallur’ dhe ka shkuar në qytetin e tij, të Kukësit.

Një ditë më parë është përuruar busti i poetit kuksian, përballë shkollës së mesme që mban edhe emrin e tij në qytetin e Kukësit.
Shtuar më 13/06/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori