U ushqye me gjethe dhe fije bari, Alvin Berisha nuk u ankua kurrë
11 vjeçari Alvin Berisha, gjatë qëndrimit në kampin sirin ka kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

Gazetari shqiptar bashkëpunëtor i Le Iene, Taulant Kopliku ka rrëfyer për ‘Neës24’ tmerrin që ka kaluar për 10 ditë vogëlushi Alvin Berisha në kampet e ISIS pas bombardimit, ku i vdiq e ëma.

Ai thekson se Alvini është ushqyer vetëm me fije bari dhe gjethe, e cila duket si diçka e pabesueshme dhe e tmerrshme.

Ka qenë një grua kosovare, që ia ka thënë këtë deklaratë të fortë babait të 11-vjeçarit, Afrimit.

Gazetari u shpreh:
Ato 10 ditë kanë qenë ditë të tmerrshme për atë fëmijë, pasi ishte i plagosur. Kishte rrjedhje gjaku. Janë transportuar në disa zona ku ka pasur stane bagëtish. Janë ushqyer me gjethe dhe bar për 10 ditë me radhë. Gjëja që i ka thënë ajo grua ishte se; ‘ky fëmijë nuk është ankuar kurrë’. Ai ishte i vendosur që të vazhdojnë rrugën me ta. Më tutje, Kopliku thekson se ka një vullnet të varfër nga autoritetet shqiptare për të kontaktuar me kurdët.

Sipas tij, arsyeja është gjeopolitikë e pastër.


Shtuar më 22/11/2019, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori