U trembët nga i ftohti? Moti rezervon surpriza të këndshme në vijim
Ditën e sotme i ftohti dhe reshjet e shiut kanë pushtuar vendin.

Pas reshjeve të borës që zbardhën disa qytete veriore të Shqipërisë, temperaturat ranë duke krijuar idenë e një dimri të vërtetë.

Por çfarë pritet të ndodhë në ditën në vijim?

I ftohti që ju ka detyruar të nxirrni xhupat e mëdhenj nga dollapi, është shumë i shkurtër.

Metoalb bën me dije se i ftohti do të zgjasë deri në orët e natës, pastaj temperaturat do të rriten sërish.

Dita e diel dhe e hëna sjellin mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, por temperaturat do të jenë pak më të ulëta se java që kaluam.

Parashikimi

Pritet përmirësim gradual i kushteve atmosgerike për orën në vijim deri në mbrëmje kur ultësira perëndimore do të kalojë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare por vranësira e reshje do të ketë në zonat lindore.

Dita e diel dhe e hëna, sjellin mot kryesisht të kthjellët në territor dhe një rritje të lehtë të temperaturave por moti mbetet i freskët, krahasuar me javën e kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori