U tregoi gishtin protestuesve, Basha 'hakmerret' me ambasadorin e OSBE
Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochard ndaj protestuesveAstirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.

Por, sot qëndrim ndaj diplomatit më të kritikuar nga opozita jashtëparlamentare ka mbajtur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard u pa sërish këtë të premte në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të takimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes kryedemokratit Basha dhe ambasadorit Bochard.

Në pamje duket Basha që takon një nga një përfaqësuesit e OSBE por shmang diplomatin Bochard, veprimin e të cilit para protestuesveAstirit e ka vlerësuar si të papranueshëm./TCH
Shtuar më 25/10/2019, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori