E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
U tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit, reagon për herë të parë selia e OSBE
Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astirit" teksa protestonin, ka reaguar OSBE.

“Po ne jemi të njohur me incidentin. Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për shprehjen e shqetësimit.

OSBE ka standardet më të larta të sjelljes dhe pritet që edhe të gjithë zyrtarët e saj t’u qëndrojnë atyre.

Këto standarde të sjelljes, zbatohen edhe përmes proceseve të forta e të brendshme të cilat ndërmerren sapo informacioni del në dritë në lidhje çfarëdo prishje të supozuar të standardeve të sjelljes.
Gjithsesi, këto procese janë çështje të menaxhimit të brendshëm, të adresuara në mënyrë të drejtë, transparente dhe pa asnjë paragjykim për askënd.

Prandaj ju do të na mirëkuptoni që ne nuk mund të komentojnë publikisht për asnjë proces që mund të nisë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të OSBE. /syri.net/
Shtuar më 16/10/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori