“Ose shuhemi ose fitojmë”, Berisha i vendosur për të “shkundur” qeverinë: Në shtator nisim protesta “non-stop”

Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se vendimi i marrë prej tyre ose do të çojë në konflikte ose do të fitojnë.

Ai gjithashtu ka theksuar se mbas shtatorit do të fillojnë protestat e bujshme dhe të vazhdueshme. Kështu sipas tij mund të rrëzohet edhe qeveria në pushtet.

“Ky vendim mund të na çojë në fitore por mund të na çojë në katastrofë dhe në konflikt me ndërkombëtarët prandaj nuk e pranoj. Ka gënjyer në mënyrën më absolute kur thotë se unë e kam kërkuar. Unë kisha një betim, që edhe një njeri të mbetej ai do isha unë. Por jo ky vendim, nuk duhet të ishte ndërmarrë. Duhet një protestë e qëndrueshme mor zotëri në mënyrë që të rrëzohet qeveria si në Shkup. Strategjia ime do të ishin pa diskutim protestat e vazhdueshme. Tani protesta kur të fillojë do jetë “non stop”. Ose shuhet ose do fitojmë. Unë them se ne ne do të fitojmë. Në shtator do të nisin protesta për gjithë këto vjedhje që po i bëhen popullit shqiptar”, tha ish kryeministri, Sali Berisha/albeu.com