U theren me thika, zbardhet shkaku i sherrit në Borsh
Një konflikt pronësie dyshohet se është motivi i vrasjes së kuzhinierit 31 vjeçar Premtim BegaBorsh.

Msohet se një nga autorët kishte konflikt për pronën me një nga personat e përfshirë në sherr,përcjell ABC News.

Tre të arrestuarit po mbahen në komisariatin e Sarandës dhe ende nuk kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor i thanë se nuk përjashtohet edhe pista e një konflikti të çastit. Ronaldo Shehu, Thanas Hodo dhe Xhonatan Muco i zunë pritë në mes të natës 31 vjeçarit Premtim Bega dhe shokëve të tij në rrugë kryesore të fshatit turistik të Borshit.

Debati degjeneroi në përplasjen me thika duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur.

Këta të fundit ndodhen në spital dhe nuk paraqesin deri tani rrezik për jetën.

Policia me FNSH arrrestoi autorët brenda disa orëve autorët e krimit të cilët po arratiseshin në malet e fshati Kudhës.
Shtuar më 27/07/2017, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori