U "spiunua" nga një banor, shoqërohet me forcë në polici avokati i njohur
Avokati Gjergj Neli ka përfunduar në polici.

Burimet bëjnë me dije se avokati Neli është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë, ku po punonte.

Bashkëshortja e avokatit, e cila është zëvendëskryetare e Dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj, denoncon se bashkëshorti i saj është dhunuar nga uniformat blu.

Mësohet se shoqërimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.
Shtuar më 27/10/2020, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori