U shtyp me traktor nga i ati, ndërron jetë 5 vjeçari në spital
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Maliq ku një djalë vetëm 5 vjec është shtypur me traktor nga babai i tij.

Mësohet se djali 5-vjeçar, i cili u transportua në gjendje të rëndë në spital ka ndërruar jetë.

I mituri u shtyp në mënyrë aksidentale nga babai i tij me traktor, teksa ky i fundit ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, rreth orës 17:00.

Burri ka qenë duke ngarë mjetin traktor para oborrit të stallës kur ka shtypur djalin e tij.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 03/10/2020, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori