U shkarkua nga Rama, ja si mund të qëndrojë ende në detyrë Roshi
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme heqjen e mandatit te Elvis Roshit, kryebashkiakut të Kavajës, shkarkimi i tij nuk varet vetëm nga kryeministri Edi Rama.

Sipas ligjit të pushtetit vendor, kryetari i bashkisë shkarkohet me firmë të kryeministrit Rama, shkruan Panorama.

Pritet te shihet nëse Rama do e firmose shkarkimin e Roshit, pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri, dhe kryebashkiakut të Kavajës që janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit. Diten e sotme, KQZ i ka dërguar vendimin kryeministrit Rama, i cili duhet te firmose për shkarkimin e tij.

Por edhe ne rast se Rama firmos, Roshi mbetet ne detyre. Kështu, ai ka te drejte ta ankimoje ne Kushtetuese shkarkimin e tij, njësoj sikurse beri Shukri Xhelili. Deri sa te shprehet Kushtetuesja, Roshi mbetet ne detyre si kryetar i Bashkise se Kavajes.

Një gjë te tille e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Theodhori Sollaku për “Panorama”. Vetëm pasi te shprehet Kushtetuesja kundër Roshit, atëherë edhe Presidentit i lind e drejta për te dekretuar zgjedhjet e pjesshme. Sakaq, Rama ka edhe një kërkesë tjetër mbi tryezë për shkarkimin e kreut te Bashkise se Durresit Vangjush Dakos, per akuzat qe opozita ka hedhur ndaj tij ne lidhje me lirimin e Lul Berishes se do punësohej ne Bashki./Albeu.com/
Shtuar më 29/12/2016, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori