U shkarkua nga KPK, gruaja e Ardian Fullanit humbet betejën edhe në KPA
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani ka humbur betejën me KPA.

Kolegji posaçëm i apelimit ka cilësuar të drejte vendimin e KPK që e largoi atë nga sistemi për 15 vite pasi nuk iu neneshtrua vettingut.

Sipas KPA, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të Vettingut, Fullani ishte gjyqtare dhe duhet ti nënshtrohej këtij procesi, në të kundërt duhet të përjashtohet.

Pas vendimit, ish-gjyqtarja reagoi e rebeluar duke thënë se do ta ndjekë këtë çështje për dinjitet.


Shtuar më 11/11/2020, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori