Plagosi me shishe qelqi 34-vjeçarin, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane në Hamm pasi një javë më parë ka plagosur një 34-vjeçar.

Sipas mediave gjermane 28-vjeçari ka goditur me gotë dhe me një shishe birre qelqi 34-vjeçarin.

I plagosuri pësoi lëndime të mëdha saqë iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

28-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.


Shtuar 29.06.2023 19:58