PS kandidon me Albert Halilajn për Bashkinë e Kukësit, Gjana emërohet në një tjetër detyrë të rëndësishme

Në mbledhjen e këshillit të ministrave është liruar nga detyra si perfekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet e pjesshme që mbahen më 24 shtator.

Në vend të tij është emëruar Granit Gjana, ish-zv.kryetar i Bashkisë.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Albeu.com


Shtuar 13.09.2023 16:43