U shënua 7 vjetori i Masakrës së Reçakut
Albeu.com
Qindra vetë ishin mbledhur dje për të shënuar 7 vjetorin e masakrës së Reçakut, në të cilën, nga forcat serbe, u vranë 42 shqiptarë.Kryeministri Bajram Kosumi, gjatë homazheve në varrezat e kompleksit përkujtimor në Reçak, tha se ka qenë ky vendi, ku krimi i Serbisë është bërë publik dhe se nga fshati Reçak edhe ka filluar liria e Kosovës.

Pasdite, në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar Masakrës së Reçakut, ku morën pjesë personalitete politike e publike të Kosovës.
Shtuar më 16/01/2006, ora 11:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori