U shemb tavani prej qelqi, shqiptari përfundon në spital i plagosur rëndë
Pëlqej
Një shqiptar mësohet se është plagosur keq në Itali.

52-vjeçari është plagosur pasi u shemb tavani prej qelqi i një depoje industriale mbi të cilën po ecte.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në rrugën “Lunga” në komunën italiane Montemurlo (Prao).

Shqiptari i paidentifikuar, gjendet në spital pasi ka marrë plagë të mëdha në kokë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet rreth ngjarjes në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori