U rrah dhe u burgos në protestë, Alfred Lela i kthen përgjigje Edi Ramës
Gjatw protestws sw Aleancws sw Teatrit, ka marrw pjesw edhe gazetari Alfred Lelaj, i cili u dhunua gjatw protestws pas teatrit.

Ai ishte ndër të shoqëruarit ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, madje tha se ishte dhunuar nga policia.

Lela tha se i ka falur policët, pasi siç deklaroi janë koka turku, por nuk ka për të falur Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.

"Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit.

Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën", tha ai.

Shtuar më 20/05/2020, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori