U rikthye në punë prej pandemisë, mjekja në Shkodër humbi betejën me COVID-19
Zyliha Kraja, kirurgja e vetme në Shkodër, ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 80 vjeçare.

Ajo prej nevojave që solli pandemia u rikthye në spital, por më 4 nëntor u infektua nga COVID-19.

Pas përkeqësimit të shëndetit mjekja nuk mundi dot që ta përballonte luftën e ashpër me COVID.

Ishte një mjeke e përkushtuar tërë jetën, aq sa bashkëshorti i saj thotë se edhe vajzën e tyre kur ishte e vogël e ka rritur ai më shumë, sepse Zyliha Kraja, do të ishte gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve shkodranë.

Dramaturgu i njohur dhe bashkëshorti i saj, Fadil Kraja në një lidhje live në emisionin ”Shqipëria Live” tha se 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër duart e saj.

“Një ndër 3 më të vjetrat në Shqipëri, pasi 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër duart e saj, nuk e di se çfarë duhet të bëhet tjetër që të quhet nderi i kombit. Më shumë e kam rritur unë vajzën sesa ajo, sepse ikte në punë e kthehej në shtëpi të nesërmen. U përlesh fyt a fyt dhe humbi prej saj, iku kur unë kisha shumë nevojë për të”, – tha ai.

Sipas familjarëve, ajo u rikthye në kohën e pandemisë në spital, ku edhe u infektua.

Kraja ishte një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh shërbeu si kirurge edhe doli në pension.
Shtuar më 03/12/2020, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori