Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të jetë plagosur shtetasi Aleksandër Deda.
Mwsohet se Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në
spitalin e
Traumës në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në
spitalin e
Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2020,
ora 17:51