U propozua nga Rama, Ditmir Bushati nuk përzgjidhet në postin e rëndësishëm në OSBE
Ish-ministri
Ditmir Bushati nuk arriti të przgjidhej si përfaqësues për lirinë e
medias në OSBE, pas propozimit të bërë në këtë post nga kryeministri Rama.
Përfaqësuesi i
medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë.
Kryeministri shqiptar më 19 shtatori propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, si kandidat të mundshëm për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e
medias.
Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 20:18