U prish moti, kujdes në këto vende se mund të vriteni nga rrufetë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e sotme moti ka nisur të përkeqësohet. Jo vetëm që temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por edhe reshjet e shiut kanë pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 13 në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë.

Një rrezik i pranishëm janë edhe rrufetë. Në foton më sipër mund të shikoni zonat më të rrezikuara nga rrufetë si: Tiranë, Elbasan, Mat, Dibër, Mirditë, Librazhd.

Rrufetë janë një rrezik natyror i pashmangshëm dhe këshillohet që gjatë kohës me mot të keq, të qëndrohet brenda në banesë. /albeu.com/




Shtuar më 14/06/2018, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori