U premtonin burrë në Itali, shqiptarët kthejnë vajzat në prostituta
7 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italine pasi akuzohen se ishin pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar prostitucioni.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët shfrytëzonin si prostituta bashkëkombëse të tyre, të cilat i mashtronin se do t’u gjenin partnerë për t’u fejuar dhe pasi i tërhiqnin në Itali, i detyronin të prostituonin.

Por pas gjithë këtij trileri vajzat shqiptare merreshin dhe shfrytëzoheshin si prostituta rrugëve të Firences.

Në disa raste, në këmbim të një pagese shtesë nga klientët, u siguronin apartamente të veçanta për të kryer shërbimin.

Gjithsej thuhet se 60 efektivë u angazhuan në operacionin për shkatërrimin e bandës kriminale. Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë të ditura. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori